Transmetuar më 23-08-2025, 23:38

Vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares së vrarë, Katerina Nakoleci, vendosi të thyejë heshtjen dhe të flasë për atë që ndjen pas vrasjes brutale të nënës së saj nga vetë babai i saj, 40 vjeçare Pandeli Nakoleci.

Ajo foli ekskluzivisht për gazetën greke TAHYDROMOS dhe kërkoi që fjalët e saj të transmetoheshin, të bëheshin të njohura.

Fotoja e nënës në celular

Në duar mbante celularin dhe shikonte një foto të nënës së saj 36 vjeçare Marjola, të mavijosur nga dhuna, me plagët vdekjeprurëse nga thika në trupin e saj.

Mes lotëve dhe ngashërimit, pak më tej nga vëllezërit e motrat e saj të vegjël, vajza e re tha:

«Do t’i them të të vijë turp»

«Ato që i bëri mamit – ja, shihni këtu – do t’ia bëj edhe unë atij. Do të hakmerrem. Nuk dua ta shoh kurrë më me sytë e mi! Por do të kujdesem të takohemi, sepse dua t’i them vetëm një fjalë: “turp”!

Do ta marr hakun për nënën time. E humba, iku nga duart e tij, por për mua tani kanë vdekur të dy. I dua prindërit e mi, por tani nuk kam më asnjërin. Jam vetëm unë dhe vëllezërit e motrat e mi.

Nuk kam më as nënë, as baba. Ashtu si edhe motrat e vëllezërit e mi më të vegjël. Tani unë do të bëhem për ta edhe nënë, edhe baba.»

Këto fjalë i thoshte si një lumë i pakontrolluar Katerina 18-vjeçare, me emocionet e saj të përziera dhe me lot të pandërprerë. Por shtonte se e ndiente nevojën t’i thoshte dhe të dëgjoheshin.

«Sekretin e familjes sime nuk do ta tregoj. Do ta mbaj brenda meje. Çfarë përjetonim e dimë vetëm ne. Mamanë dhe ne fëmijët e saj na kishin zili. Ishim një familje që e shihnin me admirim. Tani ky na shkatërroi», tha 18-vjeçarja me zemrën e thyer nga tragjedia.

«Të kalbet në burg»

«Të futet në burg dhe të mos dalë më kurrë. Të kalbet aty», tha e motra e 36-vjeçares, Ioanna, duke u dridhur, duke vajtuar humbjen e së dashurës së saj Mariola, por edhe duke treguar zemëratë të pafundme ndaj 40-vjeçarit që i mori jetën tragjikisht dhe parakohe.

Ioanna foli për një jetë të tmerrshme në duart e tij dhe përshkroi te TAHYDROMOS ferrin që përjetonte e motra e saj. «Motra ime kaloi shumë me atë njeri. Ishte një grua e fortë, që punonte çdo ditë për të siguruar të ardhura, një nënë mbështetje për fëmijët e saj, që i adhuronte dhe do të jepte jetën për ta. Kam shumë për të thënë për të, por nuk jam në gjendje. Nuk mundem…», tha dhe ndaloi, duke mbajtur gojën mbyllur për të mos lëshuar britmat e dhimbjes nga kjo tragjedi e pabesueshme.

Një qiri dhe një lule në vendin e krimit

Përpara hyrjes së pallatit, në vendin ku 36-vjeçarja dha frymën e fundit, familja e saj vendosi një qiri të ndezur dhe një lule. Pikërisht aty mori fund, në mënyrën më të dhimbshme, kalvari i saj i vuajtjes. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit