Transmetuar më 23-08-2025, 21:58

Depresioni është një sëmundje që prek mbi 10% të popullsisë botërore. Më konkretisht, rreth 350 milionë njerëz përballen me ndonjë formë të tij.

Është shkaku më i rëndësishëm i aftësisë së kufizuar në botë dhe mund të prekë njerëz të çdo moshe dhe gjinie. Nga depresioni mund të vuajnë fëmijë, adoleshentë, të rritur dhe të moshuar, si burra ashtu edhe gra.

Simptomat dhe shenjat e depresionit mund të jenë si fizike, ashtu edhe emocionale, dhe zakonisht ndryshojnë nga personi në person. Depresioni nuk përjetohet në të njëjtën mënyrë nga të gjithë.

Simptomat shpesh bëhen pjesë e përditshmërisë dhe kthehen të padurueshme kur përsëriten shpesh. Me kalimin e kohës ato bëhen gjithnjë e më të forta, duke pasur shkaqe si nga jeta profesionale ashtu edhe nga ajo personale.

Disa nga simptomat më të zakonshme janë:

Gjendje e keqe shpirtërore e vazhdueshme

Humbje e interesave

Humbje e kënaqësisë

Ndjenja pafuqie

Ndjenja pavlefshmërie

Fajësim i tepërt

Qëndrim negativ ndaj vetes

Ulje e aftësisë për t’u përqendruar

Kujtesë e dobësuar

Mendime për vdekje ose vetëvrasje

Ngadalësim në veprime e mendime

Lodhje / mungesë energjie

Probleme me gjumin

Oreks i çrregullt (humbje ose shtim në peshë)

Këto simptoma shfaqen zakonisht së bashku dhe në mënyrë të përsëritur. Nëse përjeton disa prej tyre, mos bëj autodiagnozë. Është e domosdoshme të drejtohesh tek një specialist dhe të mos nxjerrësh përfundime të nxituara.

Shumë persona që vuajnë nga depresioni hezitojnë të kërkojnë ndihmë, nga frika e pranimit të sëmundjes ose nga shqetësimi për mendimin e familjes dhe miqve, duke pasur frikë se do ta interpretojnë si dobësi.

Trajtimi

Trajtimi është jetik për të kuptuar çfarë të shqetëson dhe si të motivosh veten të marrësh hapat e nevojshëm për t’u ndier më mirë dhe për të mos u përballur përsëri me gjendje të ngjashme.

Në rastet kur ka sjellje të dhunshme ose vetëshkatërruese, terapia me ilaçe është e domosdoshme, gjithmonë vetëm nën mbikëqyrjen e një specialisti. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit