Transmetuar më 23-08-2025, 19:43

BALLSH – Ka përfunduar në barazim përballja e javës së parë mes Bylisit dhe Tiranës. Sfida e zhvilluar sot në “Adush Muça” u mbyll me rrjeta të paprekura mes mallakastriotëve dhe kryeqytetasve.

Sfida nisi me vrull nga të dyja ekipet, të cilat kërkuan të gjenin avantazhin, por pa arritur të shënojnë. Një paraqitje të shkëlqyer ka bërë portieri Angelo Tafas duke mbrojtur Tiranën në shumë raste.

Në disa momente, Bylisit nuk i “qeshi fati” duke mos arritur të finalizojnë në portën e bardhebluve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit