Transmetuar më 23-08-2025, 12:21

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Itinerari”, duke goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë S. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap duke transportuar 5 emigrantë nga vende të treta, me qëllim kalimin e tyre ilegal drejt Malit të Zi.

Hetimet kanë zbuluar se 28-vjeçari u merrte emigrantëve 600 euro për person, duke i sjellë fillimisht nga kufiri i gjelbër me Greqinë e më pas duke i transportuar drejt kufirit verior.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit