

TIRANË- Një 39-vjeçare me origjinë nga Kosova ka ndërruar jetë te spitali i Traumës, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të vdekjes.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 21 gusht, kur 39-vjeçarja u transportua fillimisht në spitalin e Lezhës dhe mori ndihmën e parë mjekësore.
Më pas për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo u transportua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë.
Dyshimet deri tani janë se e reja ka ndërruar jetë nga arresti kardiak, ndërsa priten rezultatet mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





