Transmetuar më 23-08-2025, 10:04

KUKË- Një ngjarje kriminalë është parandaluar në Kukës konkretisht në fshatin Kosharisht.

Sipas informacioneve zyrtare policore janë arrestuar në flagrance babë e bir, sepse kanë goditur me sende të forta të afërmin e tyre. Në pranga janë vënë Mustrif dhe Besmir Murataj.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kukës/ Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Kosharisht.

Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë babë e bir.

Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

M. M., 53 vjeç, dhe

B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit