

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Paxos të Greqisë. Një vajzë 4-vjeçare, e cila i kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve të saj, u gjet e vdekur në pishinën e një vile pasditen e djeshme.
Vajza ishte fëmija i vetëm i kësaj familjeje nga Shqipëria, të cilët kanë jetuar dhe punuar në ishull për shumë vite. Sipas informacioneve, afërsisht në orën 3 të pasdites, fëmija ndodhej në kopshtin e shtëpisë së saj dhe po luante.
Për disa minuta ajo i shpëtoi vëmendjes së nënës, u zhduk dhe ajo menjëherë filloi ta kërkonte nëpër shtëpi së bashku me fqinjët, pa rezultat.
Në një distancë prej 150 metrash nga shtëpia e familjes ndodhet vila, në pishinën e së cilës u gjet vajza e pajetë, pak më vonë, nga kuzhinieri, i cili ishte atje për të punuar, ndërsa turistët që qëndronin në shtëpi ishin larguar.
Policia u njoftua menjëherë dhe 4-vjeçarja u transferua në Qendrën Shëndetësore të ishullit, ku mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por pa rezultat. Nëna po mbahet në Stacionin e Policisë së Paxos dhe pritet të dalë para prokurorisë nesër.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





