Transmetuar më 22-08-2025, 22:55

SHKODER – Ka startuar edicioni i 87 i Kategorisë Abisnet Superiore me ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe kampionëve të Egnatias. Një përballje e dy prej skuadrave të cilësuara si pretendente dhe rivale në garën për titull edhe të këtij sezoni. Gjithçka fillon në mënyrën më të mire të mundshme për Shkodranët që arrijnë të fitojnë me shifrat 2-0 përballë rrogozhinasve duke arritur edhe një lloj hakmarrje për disfatën që Egnatia i shkaktoi edicionin e shkuar në finale.

Shkodranët shfrytëzuan maksimalisht gabimet e rrogozhinasve në goditjet standarte duke arritur të shënojnë nga një gol për secilën pjesë. Në fillim Gurishta në minutën e 18-të zhbllokon ndeshjen, ndërkohë që në minutën e 34-t shkodranët kanë një shans të artë për të shënuar golin e dytë falë një penalltie të fituar, por golashënuesi më i mirë i Vllazninë Bekim Balaj, godet jashtë, me këto shifra 1-0 u mbyllën 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë sërish Vllaznia arrin të jetë më tepër në kontroll të lojës dhe ushtron presione të vazhdueshme në portën kundërshtare deri sa përpjekjet e tyre konkretizohen me golin e dytë të Bajramit. Në minutën e 49-të pas një goditje këndi është pikërisht mbrojtësi i shkodranëve që arrin të çojë topin në rrjetën kundërshtare. Sikur të mos mjaftonte rezultati, kampionët e shqipërisë e gjejnë veten me 10 lojtarë, në minutën e 56-të Votlai ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për një faull ndaj Muratajt dhe lë ekipin në inferioritet numerik.

Me një lojtarë më pak Egnatia përpiqet të organizohet por e ka të pamundur ndërkohë që shkodrantë edhe pse I afrohen në disa raste golit të tretë nuk ja dalin duke mbyllur gjithçka me shifrat 2-0 në këtë ndeshje të pare të sezonit të ri.

Ndërkaq java e pare vijon me dy ndeshjet e së shtunës ku Bylisi pret Tiranën dhe Elbasani-Flamurtarin në “Elbasan Arena”. Kjo javë e pare do të mbyllet me ndeshjen e së hënës mes Partizanit dhe Vorës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit