Transmetuar më 22-08-2025, 22:09

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Sipas informacioneve një automjet tip Audi është përfshirë në një aksident me një motomjet.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit, i cili u transportua në spital, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Sot, rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, shtetasi R. J., 33 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përfshirë në një aksident rrugor me motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 52 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.", thuhet në njoftimin e policisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit