Transmetuar më 22-08-2025, 20:20

Mali Tomor, Berat- Është anuluar ceremonia zyrtare e pelegrinazhit bektashi në malin e Tomorrit.

Stuhi të forta dhe një mot me rrebesh dhe rreshje të shumta shiu ranë në Kulmak të Skraparit ku ishte planifikuar rreth orës 10:00 të kësaj të premte 22 Gusht 2025 të mbahej ceremonia zyrtare e pelegrinazhit.

Ky është rasti i dytë i anullimit të ceremonisë zyrtare të pelegrinazhit në Tomorr. Kujtojmë se edhe gjatë vitit të pandemisë Covid-19 ceremonitë u ndaluan ndonse pelegrinazhi u krye nga besimtarët.

Aktivitetet e planifikuara sot për ceremoninë u anuluan, raportojnë mediat lokale.

Sakaq Kryegjyshatë Botërore Bektashiane doli me këtë mesazh publik:

"Ju lutemi të gjithë besimtarët, të mos ndezin zjarre, kujdes i shtuar gjithashtu në ndezjen e qirinjve, në ambiente të hapura, nga të gjithë pelegrinët, të cilët do të frekuentojnë pelegrinazhin në Teqenë e Kulmakut dhe tyrben e Abaz Aliut në Malin e Tomorrit, 18-25 Gusht 2025".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit