Transmetuar më 22-08-2025, 15:34

SHBA- Aktori i njohur në gjithë botën Jean Claude Van Damme i ka shprehur ngushëllime familjes së 61-vjeçarit shqiptar, Ndue Mylyshit, i cili ishte viktimë e një atentati në Belgjikë.

Përmes një video, Van Damme, i referohet 61-vjeçarit shqiptar i cili njihet dhe me emrin “Noel”, si miku i tij. Ai thotë se duke mos hyrë në detaje lidhur me vrasjen, i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

“Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi, nga Shqipëria. Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjes së tij”, shprehet Van Damme ndër të tjera.

Ndue Mylyshi i njohur ndryshe si Noel, është vrarë në lagjen Itterbeek në Anderlecht, Belgjikë. Shqiptari pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, është qëlluar për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30. Ka dyshime se vrasja ka ardhur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij pasi policia ka përjashtuar pistën e trafikut të drogës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit