

Rreth orës 12:10 të mesditës së sotme, në rrugën “Petraq Leka”, është regjistruar një ngjarje me armë zjarri. Shtetasi E. K., 37 vjeç, është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar plotësisht, teksa po lëvizte me automjetin e tij.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 6 kanë nisur hetimet dhe kanë identifikuar autorin e dyshuar, por për shkak të hetimit që vijon, gjeneralitetet e tij nuk bëhen ende publike.
Policia po vijon punën intensivisht për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





