Transmetuar më 22-08-2025, 12:20

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Pogradec – Lin, ku është përplasur rëndë një shtetase e moshuar, identifikuar si Manushaqe Gjoka, nga Durrësi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se e moshuara ishte në gjendje kritike për jetën dhe po transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se viktima ndodhej në Pogradec për pushime, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e mjetit të përfshirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit