Transmetuar më 22-08-2025, 10:52

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec. Mësohet se një makinë ka përplasur dy këmbësore, një të moshuar dhe një vajzë të vogël. Konkretisht këmbësoret në momentin e aksidentit po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës.

Si pasojë e përplasjes e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë. Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit