Transmetuar më 22-08-2025, 07:57

Kaliforni, 22 gusht 2025 – Autoritetet amerikane kanë arrestuar Tyler McLain, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Nikki Cheng Shailey-McLain, 15 muaj pas zhdukjes tragjike të saj.

Edhe pse autori është vënë në pranga, trupi i 39-vjeçares, nënë e katër fëmijëve, nuk është gjetur ende. Hetimet zbuluan se McLain vrau gruan për të mos e lejuar të dëshmonte kundër tij në rastet e dhunës në familje.

Sipas policisë, në maj 2024 ai kishte pranuar përpara një personi tjetër se e kishte vrarë. Zhdukja e 39-vjeçares ndodhi pak ditë pasi ajo u kishte dërguar një mesazh familjarëve duke i njoftuar për vendimin e saj për t’i dhënë fund martesës 15-vjeçare, pasi ndjehej e rrezikuar për jetën.

Raportet e dhunës fizike kishin nisur që prej vitit 2020. Në dhjetor 2023, ajo e akuzoi burrin se e kishte lidhur dhe rrahur brutalisht për më shumë se tre orë.

Më 24 maj 2024, makina e gruas u gjet e braktisur rreth 45 minuta larg banesës së çiftit, ndërsa gjurmët e gjakut në të u konfirmuan se i përkisnin asaj.

Aktualisht, McLain mbahet në paraburgim dhe do të dalë para gjykatës të premten. Autoritetet kanë shpallur një shpërblim prej 30 mijë dollarësh për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e trupit të viktimës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit