

Reshjet e shiut gjatë natës kanë shuar vatrat e zjarrit në bashkinë e Fushë Arrëzit. Reshjet kanë shuar vatrat në Lumin e Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut ku situata ishte problematike.
Si pasojë e zjarreve vetëm në ekonominë pyjore Sakat – Laku i Hithit u dogjën 60 hektarë me pyje dhe u pëshkuan 130 hektarë tjerë. Në Kryezi u shkrumbuan afro 7 hektar me pyje pishe.
Ndërkohë edhe në Vlorë, ku situata u paraqit kritike gjatë mbrëmjes së djeshme, është qetësuar. Vatra e zjarrit është shuar në fshatin Vajzë dhe në Drashovic të Selenicës.
Është një vatër e vogël në fshatin Mavrov por drejt shuarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






