Transmetuar më 21-08-2025, 22:55

Vlorë, 21 gusht 2025 – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar seriozisht banesat përreth. Në vendngjarje, deri pak minuta më parë, ndodhej vetëm një makinë policie dhe disa kalimtarë, ndërsa mjetet zjarrfikëse ende nuk kishin mbërritur.

Banorët i kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë për të shmangur një tragjedi të mundshme dhe për të vënë nën kontroll situatën e rrezikshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit