Transmetuar më 21-08-2025, 22:37

Drita ka arritur një fitore tepër të rëndësishme 2-1 në ndeshjen e parë kundër Differdange, e vlefshme për “Play Off”-in e parë të Conference League.

Sfida e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës nisi mjaft mirë për kampionët e Kosovës, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 30’ me anë të Debiqajt. Barazimi momental erdhi në minutën e 65’ nga Buch, por 10 minuta nga fundi, Krasniqi kaloi sërish në avantazh ekipin e Zekerija Ramadanit, duke shndërruar në gol një 11-metërsh.

Gjërat u vështirësuan për miqtë në çastet e fundit të ndeshjes pas një kartoni të kuq të Mfoumou, i cili do të mungojë në ndeshjen e kthimit. Ndeshja e dytë do të luhet pas një jave në Luksemburg, aty ku Dritës do t’i mjaftojë vetëm një barazim për kualifikimin historik në grupet e Conference League.

REZULTATI:

DRITA 2-1 DIFFERDANGE

Dabiqaj 30’, Krasniqi (P) 80’ / Buch 65’

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit