Transmetuar më 21-08-2025, 22:29

Kodrat e fshatit Drashovicë në Selenicë janë përfshirë nga flakët këtë të enjte.

Vatra ka rënë në një terren të vështirë, ndërsa era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve. Nga zjarri rrezikohet edhe një stan që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një tjetër vatër zjarri është regjistruar edhe në afërsi të fshatit Dukat, ku zjarrfikësit janë duke punuar për të shuar te dy vatrat e zjarrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit