Transmetuar më 21-08-2025, 13:53

Gazment Gropa, 38 vjeç, ndërroi jetë më 19 gusht në aksin rrugor Fier-Patos pas një aksidenti rrugor. Ai ishte i apasionuar pas motorëve, dhe një postim i bërë katër vite më parë në rrjetet sociale duket tani si një paralajmërim i heshtur për rrezikun që ai përbënte: “Të dua, por më shiko në sy dhe më premto. Nuk do të më vrasësh kurrë!”, i drejtuar motorit.

Në aksident mbeti i lënduar edhe drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja e tij, ndërsa 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Mesazhi dhe pasioni i tij për motorët e bëjnë ngjarjen edhe më të trishtë për familjen dhe komunitetin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit