

Mund të ketë edhe hëna të tjera të vogla që nuk janë zbuluar ende
Hënë e re u regjistrua nga teleskopi hapësinor James Webb në orbitë rreth Uranit. Ajo është shumë e vogël – pak më e madhe se 90 fusha futbolli. Sipas llogaritjeve, një njeri mesatar do të mund ta përshkonte për disa orë në këmbë.
Sipas njoftimit të NASA-s, sateliti ka marrë përkohësisht emrin S/2025 U1, ndërsa emërtimi zyrtar do të bëhet pasi të miratohet nga Bashkimi Ndërkombëtar Astronomik (IAU).
Të gjithë satelitët e Uranit deri më tani kanë marrë emrat e tyre nga personazhe të veprave të Shekspirit dhe Alexander Pope, raporton noa.al.
Aktualisht, Uranit i njihen 28 satelitë natyralë, por astronomët besojnë se ka edhe të tjerë më të vegjël, të cilët nuk janë zbuluar ende për shkak të madhësisë shumë të kufizuar.
«Është një hënë e vogël, por një zbulim i rëndësishëm», – u shpreh Maryame El Moutamid, shkencëtare kryesore në Southwest Research Institute, e cila drejtoi ekipin që bëri zbulimin. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






