

Durrës – Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se i mori me dhunë automjetin një shtetasi në zonën e Sektor Rinas, Fllakë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Enkeliano Aliko, 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës.
Shtetasi Aliko akuzohet për veprën penale "Vjedhja me dhunë". Aktualisht po vijon puna për gjetjen e automjetit të marrë me dhunë si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






