Transmetuar më 21-08-2025, 11:25

Durrës, 21 gusht 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Sektorit Rina, Fllakë, ku një 24-vjeçari iu mor me dhunë automjeti nga një person i panjohur.

Pak pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan një operacion të shpejtë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i hetimeve intensive, policia identifikoi dhe arrestoi Enkeliano Alikon, 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i dyshuar si autor i vjedhjes me dhunë.

Policia njofton se ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen e automjetit të marrë me dhunë dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje. /noa.al

Foto arkivi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit