Transmetuar më 21-08-2025, 08:20

SHBA- Një ngjarje e rëndë është në New Hampshire në SHBA ku një grua 34-vjeçare vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre përpara se t’i jepte fund jetës së saj. Emily Long u gjet e vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë. Autoritetet kanë dyshime se ajo fillimisht vrau bashkëshortin e saj 48-vjeçar, Ryan Long dhe dy fëmijët e tyre, Parker, 8 vjeç, dhe Ryan, 6 vjeç. Të dy fëmijët u qëlluan në kokë, ndërsa babai i tyre i cili po luftonte me kancerin u qëllua disa herë.

Fëmija trevjeçar i çiftit është i vetmi i mbijetuar dhe brenda shtëpisë. Ai tani është nën kujdesin e anëtarëve të familjes. Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbetet të paqarta. 34-vjeçarja punonte si menaxhere për një rrjet restorantesh dhe postonte shpesh video në mediat sociale duke përshkruar dëshpërimin që përjetoi ndërsa burri i saj përballej me kancerin.

Në një video në TikTok vetëm dy ditë para vrasjes së së hënës, Emily rrëfeu se ishte "shumë e dëshpëruar" ndërsa përpiqej të rivendoste normalitetin në shtëpi, ndërsa shëndeti i burrit të saj përkeqësohej.

"Jam e vendosur të krijoj normalitet. Po luftoja shumë dhe isha vërtet e dëshpëruar dhe thjesht u mbylla në vetvete dhe doja vetëm të isha me fëmijët dhe burrin tim. Megjithatë, po bëj një ndryshim dhe ai fillon sot… Dhe jam e vendosur të dal nga depresioni im dhe ta bëj këtë për familjen time", tha 34-vjeçarja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit