Transmetuar më 20-08-2025, 20:57

Durrës, 20 gusht 2025 – Një shtetas rreth 55-vjeçar është gjetur i vetëvarur në ambientet e shtëpisë së tij në lagjen nr.17.

Trupi i pajetë është zbuluar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimin e Urgjencës. Sipas informacioneve paraprake, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit