Transmetuar më 20-08-2025, 19:41

TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t Daniel Shima, u denoncua ditën e sotme në polici nga familjarët si person i zhdukur.

Mësohet se ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit kontaktin e fundit me familjen i ka pasur mesditën e kësaj të mërkure ku u ka treguar se po e ndalonte policia.

Pas këtij komunikimi familjarët janë interesuar pranë uniformave blu dhe aty kanë mësuar se Danieli nuk është ndaluar nga policia.

Menjëherë pas këtij lajmi ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij. Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit