Transmetuar më 20-08-2025, 19:30

Tiranë- Daniel Shima, ish-zv.drejtori i AKSHI-t është denocuar si person i zhdukur ditën e sotme në Polici. Mësohet se kanë qenë familjarët e Shimës ata që kanë bërë denoncimin.

Familjarët kanë deklaruar para bluve se kanë humbur kontaktet me të prej paradites së sotme. Menjëherë pas denocimit, Policia ka nisur kontrollet për gjetjen e tij.

Daniel Shima ka mbajtur për disa kohë postin e nëndrejtorit të AKSHI-t, detyrë nga e cila është larguar në vitin 2024.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit