Transmetuar më 20-08-2025, 18:44

DURRËR- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Hamallaj të Durrësit. Sipas policisë i plagosur ka mbetur Liridon Rada 28-vjeç, ndërsa autori 44-vjeçar është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu mësohet se i plagosuri ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Siç u raportua autori Altin Lekegegaj dhe i plagosuri janë konfliktuar për një vend parkimi. Më pas autori nga Mirdita ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 2 herë të plagosurin nga Kukësi. Njëra nga plumbat e ka kapur 28-vjeçarin në shpatull. Të dy thuhet se ishin banorë të Sukthit. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit