Transmetuar më 20-08-2025, 16:26

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Itali, i akuzuar për shantazh dhe zhvatje.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Raguza dhe u zbulua pas denoncimit të një fermeri vendas, ish-punëdhënës i të dyshuarit, i cili raportoi se i ishte nënshtruar kërkesave të përsëritura për zhvatje nga 30-vjeçari për më shumë se dy vjet.

Shumat e kërkuara varionin nga 2500 deri në 4000 euro, në intervale prej 30-40 ditësh dhe në formë gjobe dhe shoqëroheshin me kërcënime të qarta për dëmtim fizik, ose dëmtim të automjeteve bujqësore të kompanisë.

Një kanal vaditës shkak i vrasjes në Divjakë / 25-vjeçari hyri me thikë në lokal, viktima ishte ulur me miqtë (EMRAT)

Pas sinjalizimit, autoritetet nisën hetimet dhe organizuan një kurth për të kapur shqiptarin, që i kishte kërkuar ish-pronarit të tij 1400 euro. I riu u ndalua menjëherë pasi mori paratë dhe u arrestua në flagrancë, informon media italiane.

Pas përfundimit të formaliteteve, i dyshuari u dërgua në Burgun e Raguzës dhe u vu në dispozicion të Prokurorisë Publike në Gjykatën e Raguzës për masë sigurie dhe hetime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit