Transmetuar më 20-08-2025, 15:32

Dy aksidente në punë janë regjistruar gjatë orëve të fundit në kantieret e ndërtimit të pallateve në Tiranë, ku dy punëtorë u plagosën pasi ranë nga lartësia. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në rastin e parë, nën hetim është vënë A. Ç., 46 vjeç, administrator i një firme ndërtimi, pasi punëtori Q. B., 43 vjeç, ra nga lartësia e një objekti dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa në rastin e dytë, u procedua penalisht E. M., 33 vjeç, përgjegjës sigurie, pasi gjatë punës u aksidentua punëtori B. H., 46 vjeç, i cili po ashtu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit