Transmetuar më 20-08-2025, 14:40

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka urdhëruar që muri i Meksikës të lyhet me të zezë për ta bërë atë më të nxehtë dhe për të parandaluar imigracionin e paligjshëm. Lajmin e njoftoi Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Christie Noem.

Gjatë një vizite në New Mexico, Noem përmendi lartësinë e murit si mënyra për të penguar ata që kërkonin të kalonin sipër ose poshtë tij. Ajo shtoi se ky vendim ka ardhur pasi boja e tërheq më shumë rreze dielli dhe e bën metalin më të ngrohtë.

"Kur një sipërfaqe lyhet me të zezë, ajo mbledh edhe më shumë nxehtësi dhe është më e vështirë për dikë të ngjitet sipër saj", tha ajo.

Ndërtimi i një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë ishte një premtim qendror i fushatës së Trump në vitin 2016. Edhe pse ish-Presidenti Joe Biden pezulloi pjesën më të madhe të punës gjatë mandatit të tij, Trump shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të vendit pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, duke fituar kështu autoritet të zgjeruar për të ndërtuar murin dhe për të zbatuar masat e imigracionit.

Ajo përmendi një rënie të kalimeve, me Patrullën Kufitare të SHBA-së që raporton mesatarisht 41 arrestime ditore në kufi, nga 2,300 arrestime ditore në vitin 2023. Ajo shtoi gjithashtu se muri është një tjetër vijë mbrojtëse, pasi përbën një pengesë të vështirë për emigrantët që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit