

KURBIN- Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kurbin. Arrestimi i tij ka ardhur pasi në oborrin e banesës së tij u konstatuan të mbjellura bimë narkotike. Sipas njoftimit të policisë droga u zbulua me dron në fshatin Kodër Shullaz.
Bimët u asgjësuan përmes djegies ndërsa 32-vjeçari u prangos menjëherë. Ai është identifikuar me inicialet A.L. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






