

FIER- Aksidenti i regjistruar mesditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Patos ka rezultuar fatal për shoferin e motomjetit. 30-vjeçari i cili mbeti i plagosur dje nga aksidenti mësohet se ka ndërruar jetën ditën e sotme.
Aksidenti ndodhi dje rreth orës 13:30 ku një mjet përplasi motorin i cili drejtohej nga 30-vjeçari, Gazment Gropa. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe shoferi dhe pasagjerja e mjetit. Ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






