

LAÇ- Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se pas një konflikti një 33-vjeçar ka plagosur me thikë një 50-vjeçar në Laç. Në njoftim mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa autori është vënë në pranga.
I plagosuri ka marrë dëmtime në krah dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës ku po merr ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.
"Shërbimet e Komisariatit të Kurbinit ndërhynë mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit për një plagosje me mjet prerës. Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas dyshohet se, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë në krah shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë. Viktima u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme,’ thuhet në njoftim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






