

Divjakë, 20 gusht 2025 – Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur gjatë mesnatës në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku një shtetas mbeti i vrarë pas një goditjeje me thikë brenda një lokali.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Besmir Kumria, 32 vjeç, u sulmua me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar në momentet e para. Viktima ndodhej në shoqërinë e miqve të tij kur ndodhi ngjarja tragjike. Për fat të keq, si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë.
Policia e Komisariatit të Divjakës reagoi menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke shkuar në vendngjarje dhe ngritur një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Pas një pune intensive dhe ndjekjeje disaorëshe nga shërbimet operacionale të DVP Fier, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, Xhesion Toromeni.
Hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






