Transmetuar më 20-08-2025, 08:08

MEKSIKË- Gjashtë koka njerëzish janë gjetur në një rrugë që lidh shtetet e Tlaxcala dhe Puebla në Meksikën qendrore.Zbulimi u bë nga shoferët dhe u konfirmua nga zyra e prokurorit në Tlaxcala, ku u gjetën mbetjet njerëzore.

Një kafkë njeriu dhe mbetje të tjera u gjetën gjithashtu në qytetin perëndimor të Colimës. Kokat e gjetura në Tlaxcala i përkisnin gjashtë burrave, tha zyra e prokurorit duke shtuar se kishte nisur një hetim. Sipas raportimeve një shënim i gjetur në vendngjarje tregon për larje hesapesh midis bandave rivale të përfshira në vjedhjen e gazit natyror.

Edhe pse raportohet se bandat e specializuara në trafikun e drogës dhe karburantit veprojnë në shtetet e Puebla dhe Tlaxcala, ky rajon i Meksikës nuk ka qenë pjesë e dhunës që ka përfshirë shtetet në veri dhe në bregdetin e Paqësorit për njëzet vitet e fundit. Më 30 qershor, 20 trupa u gjetën në një rrugë në Sinaloa përfshirë pesë të dekapituar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit