Transmetuar më 19-08-2025, 20:34

KRUJË- Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbasditen e sotme fshatin Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve në Krujë.Bëhet me dije se zjarret janë të qëllimshëm dhe mendohet që vihen për ti hapur terren guroreve ose ndonjë guroreje të re.

Gjithashtu për shuarjen e flakëve është përfshirë reparti zjarrfikës i rrethit me të gjitha mjetet dhe personelin që ka në dispozicion. Sakaq, flakët janë përhapur edhe nga era e fortë, duke djegur disa hektarë të tërë me pisha të reja. Por situata është edhe më alarmante, pasi rreth 1 km nga vatra e zjarrit ndodhet depo e dinamitit nga e cila furnizohen guroret.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit