

Një person i moshuar ka tentuar të vetëvritet, ditën e sotme në fshatin Dukat të Vlorës. Policia thotë se 76-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
"Sot, në fshatin Dukat Fshat, në banesën e tij, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasi A. L., 76 vjeç, i cili do të transportohet drejt spitalit të Tiranës, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj", njofton policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






