

Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.
Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Shqetësues mbetet tymi toksik që shpërndahet në ajër, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, si dhe për turistët që ndodhen në qytetin e Vlorës.
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat. Banorët, së bashku me zjarrfikësit e Selenicës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






