Transmetuar më 19-08-2025, 14:43

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier–Patos.

Një automjet është përplasur me një motor, dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona: drejtuesi i motorit, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të disiplinuar trafikun.

Ky segment rrugor, veçanërisht gjatë muajve të verës, karakterizohet nga fluksi i lartë i mjeteve dhe aksidente të shpeshta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit