

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor A. B., me detyrë Trupë Shërbimi i Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “ Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ditën e sotme rreth orës 05:40, duke drejtuar automjetin tip “Audi” në rrugën “Egnatia”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur disa automjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale. Në zbatim të procedurës standarte i është kërkuar të bëjë testin e alkoolit, por punonjësi ka refuzuar. Në këto kushte i është marrë monstër gjaku në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






