

VENEZUELË- Presidenti i Venuezuelës, Nicolas Maduro njoftoi vendosjen e 4.5 milionë ushtarëve të Gardës Kombëtare në të gjithë Venezuelën në përgjigje të dyfishimit të shpërblimit të ofruar nga agjencitë amerikane për kapjen e tij nga SHBA-të. Maduro njoftoi të hënën se këtë javë, do të aktivizojë një plan të posaçëm i cili parashikon vendosjen e më shumë se 4.5 milionë rojeve kombëtare për të garantuar mbulimin e të gjithë territorit kombëtar.
Sipas tij ushtarët janë të përgatitur, aktivë dhe të armatosur. Garda Kombëtare e Venezuelës u themelua nga ish-presidenti, Hugo Chavez. Sipas burimeve zyrtare, Garda Kombëtare ka rreth 5 milionë anëtarë, si civilë ashtu edhe rezervistë, dhe raporton te shtabi i përgjithshëm. Kjo lëvizje vjen disa ditë pasi Uashingtoni njoftoi se po dyfishonte shpërblimin që ofronte për kapjen e tij në 50 milionë dollarë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi javën e kaluar vendosjen e forcave detare dhe ajrore amerikane në Karaibe si pjesë e një operacioni për të luftuar trafikun e drogës, menjëherë pasi administrata e Donald Trump dyfishoi shpërblimin e ofruar për Maduro, të cilin e akuzon si "kreun" e një kartelit Karakasi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






