

Washington- Disa nga liderët e BE-së kanë mbërritur në Uashington, ku do i bashkohen takimit Trump-Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Shefi i NATO-s, Mark Rutte, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë udhëheqësit eropianë që deri më tani kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë. Të gjithë u pritën nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley.
Meloni gjithashtu u shpreh se Perëndimi është një mjet për të ndërtuar paqen dhe për të garantuar drejtësinë. Duke folur italisht përpara takimit, ajo thotë se është e lumtur që propozimi për një garanci sigurie të ngjashme me atë të NATO-s – të cilën Italia e propozoi e para është qendror në bisedimet e sotme.
"Ne jemi në anën e Ukrainës, mbështesim përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Mendoj se puna që do të bëjmë sot, nga kjo pikëpamje, do të jetë e rëndësishme," tha Meloni për gazetarëve.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






