

Spanjë/Shkodër, 18 gusht 2025
Miklovan Danaj, babai i një fëmije të mitur, është zhdukur pa gjurmë që prej datës 11 maj 2025 në Spanjë. Personi i fundit që e ka takuar është bashkëshortja e tij.
Pas zhdukjes, një person ka kontaktuar familjen, duke thënë: “Është vrarë, mos e kërkoni!”, gjë që ka shtuar dyshimet dhe shqetësimin e të afërmve.
Bashkëshortja e të zhdukurit ka bërë denoncim në Spanjë, ndërsa një kallëzim është bërë gjithashtu edhe në Shkodër.
Familjarët theksojnë se Danaj ka qenë i ndaluar në burg në Itali për tre muaj dhe kërkojnë zbardhjen e fatit të tij, duke shprehur dyshime serioze se ai mund të jetë vrarë. Autoritetet vijojnë hetimet për të gjetur të zhdukurin dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. BW
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






