Transmetuar më 18-08-2025, 12:51

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Shkodër–Lezhë, pranë kryqëzimit të Kryebushatit, ku janë përfshirë një kamion dhe dy automjete.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth orës 12:10, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur fillimisht me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. L., e më pas edhe me një automjet tjetër me drejtuese shtetasen A. H.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën shtetasi A. L., 47 vjeç, i cili fillimisht ishte i paidentifikuar.

Gjithashtu, janë dëmtuar tre pasagjerë, konkretisht bashkëshortja e viktimës dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e ambulancës dhe të Policisë Rrugore, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit