Transmetuar më 18-08-2025, 12:34

Elbasan, 18 gusht 2025

Një 44-vjeçar është mashtruar dhe vjedhur nga një çift në Elbasan. Sipas policisë, një 49-vjeçare, e cila ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi”, i ofroi marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 44-vjeçarit.

Më pas, 44-vjeçari shkoi në banesën e saj, ku e priste edhe 40-vjeçari, i cili në bashkëpunim me 49-vjeçaren i mori me dhunë celularin dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë R. L., 40 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ndërsa shpallën në kërkim A. H., 49 vjeç, banues në Durrës.

Sipas njoftimit të Policisë:

“Ndërkohë që ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, shtetasja A. H. i ofroi marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një 44-vjeçari dhe bashkëpunoi me shtetasin R. L., i cili i mori me dhunë celularin dhe një shumë parash. Të dy personat ishin të ndaluar më parë në kuadër të operacionit ‘Last Threat’, të zhvilluar në prill.”

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërkohë që hetimet për kapjen e 49-vjeçares vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit