

Elbasan, 18 gusht 2025
Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, është arrestuar sot në fshatin Papër.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, ndaluan shtetasin E. B., 41 vjeç, ndërsa qarkullonte me automjet në rrugën e fshatit.
Shtetasi E. B. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit në Spanjë, më datë 30 qershor 2025, kishte lëshuar urdhër-arrest për veprat penale të mësipërme.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit E. B., në përputhje me ligjet ndërkombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






