

Moskë- Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha pas takimit virtual të liderëve të BE-së me Zelenskin se Rusia gjoja po i ofronte Ukrainës kapitullim, dhe jo paqe.
Zakharova i quajti fjalët e udhëheqësit francez gënjeshtra dhe akuzoi Parisin se po e shtyn Kievin drejt shkatërrimit.
"Çfarë gënjeshtre e paturpshme! Rusia ka propozuar një zgjidhje paqësore për krizën e brendshme ukrainase për shtatë vjet brenda kuadrit të marrëveshjeve të Minskut!", shkroi Zakharova.
Ajo në vijim i kujtoi Macron se ishin politikanët francezë ata që "i shtynë mercenarët ukrainas të organizonin "Maidanin" dhe të kryenin grushte shteti", duke minuar paqen dhe sigurinë.
Zakharova citoi fjalët e ish-Presidentit francez Francois Hollande, i cili në vitin 2023 pranoi drejtpërdrejt se marrëveshjet e Minskut ishin të nevojshme vetëm për t’i "dhënë Ukrainës kohë për të rritur gatishmërinë e saj luftarake".
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, kapitullimi aktual i Ukrainës u propozua nga ata që për vite me radhë i ngulitën Kievit iluzionin e "fitores në fushën e betejës", duke e kuptuar plotësisht se kjo ishte e pamundur.
Në fund të mesazhit të saj, ajo përmendi fajtorin kryesor të këtij procesi: "Midis tyre, para së gjithash, vetë Macroni".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






