

DIBËR- Paradoks, madje situatë shqetësuese në fshatin Vleshë në Dibër, ku një person pretendon se është pronar i Ujit të Ftohtë.
Sipas denoncimit të qytetarit për JOQ, ky individ po ndalon me forcë njerëzit të kenë qasje në këtë burim të rëndësishëm publik.
Banorët tregojnë se pronari i pretenduar i ujit i largon vizitorët duke përdorur kërcënime dhe dhunë verbale. Ai u thotë qytetarëve më mirë të largohen me dëshirë ose ndryshe do përdorë dhunë. Kjo situatë ka krijuar shqetësim në komunitet, pasi qasja në këtë burim është e rëndësishme për shëndetin dhe jetën e banorëve.
"Përshëndetje! Ujit të ftohtë në Vleshë, të njësisë administrative Sllovë, Dibër, i del pronari. Shiko çfarë bëhet! Aty është uji i ftohtë kurativ, që historikisht është frekuentuar nga njerëzit. Ai person pretendon të jetë pronari i ujit dhe po i largon njerëzit me forcë. Thotë: "Ikni, me të mirë, ose më dajak." Me pak fjalë, bëhet pengesë për njerëzit dhe i kërcënon. Ndoshta institucionet (policia) duhet të ndërhyjnë", shkruan qytetari.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






