

Një grua rreth të 30-ave ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Shën Janit, në Karaburun.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti policia kufitare, ndërsa ndihma i erdhi edhe nga pushuesit e pranishëm.
Falë reagimit të shpejtë të tyre, gruaja u shpëtua dhe më pas u shoqërua drejt portit të Vlorës me mjet të policisë.
Aty e priste një autoambulancë, e cila e transportoi në ambientet e spitalit rajonal të Vlorës.
Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






